Kombëtarja shqiptare U-15 ka arritur një fitore të thellë prej 8-1 ndaj San Marinos në “Shtëpinë e Futbollit” në kuadër të turneut “UEFA Development U-15”.
Goli i parë u shënua nga Fabio Hyseni, i ndjekur nga golat e Mattia Xhemali, Haxhi Rrenës, Erjon Vajushit dhe Rajan Dybeli. Kjo është një fitore e rëndësishme për trajnerin Armand Damo dhe ekipin e tij.
Ndeshja tjetër e grupit do të luhet më 28 tetor, ku Shqipëria do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën.