Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda u prit me brohoritje, daulle dhe përqafime nga emigrantët shqiptarë që ndodhen në Nju York.
Rama në fjalën e tij kërkoi votën e shqiptarëve të Amerikës për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtar të BE-së.
“Jam këtu sot për tiu thënë se në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për të bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE dhe për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skenderbeut e Ismail Qëemalit në oborrin e BE në Bruksel. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve.Thelbi i misionit tim në qeverinë shqiptare dhe ky është zotimi ynë i pandryshueshme i të treja mamndateve dhe kuptimi i mandatit tonë të katërt për Shqipërinë”, tha Rama.