-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentakula të forta në Greqi, SPAK çon për gjykim Luis Çelën

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dosjen e Luis Çelës. Sipas SPAK, 43 vjeçari në bashkëpunim me shqiptarë dhe grekë janë përfshirë në një grup kriminal për trafikun e lëndëve narkotike në format speciale të kultivimit të bimëve të gjinisë së kërpit indian (kanabis) në zona të ndryshme në Messinia dhe të blerjes, shitjes, zotërimit dhe të magazinimit të lëndëve narkotike (drogës) të kërpit indian (kanabis) të papërpunuar.

Luis Çela dhe grupi i tij kriminal rezulton se kultivonin se kultivonin me farë kërpi (kanabis), konkretisht 2300 farë kanabis me prejardhje holandeze e markës “ROYAL”, nga të cilat 1300 copë fare lloji “CRITICAL” dhe 1000 copë të llojit “GORILLA”, me vlerë dhe cilësi të certifikuar.

Farat e kanabisit që mbilleshin vinin nga Holanda dhe ishin të sigurta për kultivim. Kanabisi kultivohej në territore të njëpasnjëshme të pabarabarta “taraca”, të pastruara dhe të përshtatura posaçërisht, me sipërfaqe totale rreth 5 (S) strem, totalisht 1665 bimë kanabis, të fuqishme dhe të shëndetshme, me lartësi që varion nga 20 cm deri në 1 (një) metër përafërsisht.

Nga këto plantacione synonin të mblidhnin sasi kërpi indian të papërpunuar, të cilën do ta trafikonin në Kalamata dhe në zonën më të gjerë të Messinia, duke e shitur tek anëtarët e grupit me qëllim shpërndarjen e mëtejshme të paligjshme në treg.

Shuma e prodhuar nga pemët e kultivuara është rreth 250 kg kërp indian i papërpunuar dhe duke bashkëllogaritur çmimin e shitjes të 1 kg kërpi indian të papërpunuar me prejardhje helene, i cili varion nga 2.500 deri 4.000 euro, çmohet se fitimi i pritshëm nga i pandehuri dhe të bashkakuzuarit e tjerë, nga kryerja e aktit të mësipërm, tejkalon shumën prej 75.000 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit