Një dron i gjuajtur nga Libani goditi një fabrikë izraelite të komponentëve të avionëve pranë Acre në Galilenë Perëndimore, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Shërbimi izraelit i ambulancës, Magen David Adom, njoftoi se një person ka pësuar lëndime mesatare, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta nga shpërthimi.
Ushtria izraelite konfirmoi se droni, i cili aktivizoi alarme në rajon, ra në zonën industriale Bar-Lev. Një hetim për incidentin është duke u zhvilluar. Fabrika e goditur, BAZ, është e specializuar në prodhimin e komponentëve për aviacionin civil dhe industrinë e mbrojtjes.
Nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Hezbollah-u lidhur me sulmin, ndërsa Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij ajrore në Liban, duke u përfshirë në një përshkallëzim të tensionsit ndërkufitar.