Pas ndeshjes spektakolare që përfundoi me rezultatin 4-4 ndaj Juventusit, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, shprehu zemërimin e tij për humbjen e pikëve.
“Jam i zemëruar, por si trajner duhet të rinisemi. Nuk mund të pësosh katër gola, por ata mund të kishin pësuar 7-8. Ky është një ekip që ka pësuar shumë pak,” tha Inzaghi.
Ai theksoi se golat e pësuar ishin rezultat i gabimeve të shumta, veçanërisht golin e tretë nga një rivënie dhe golin e katërt që erdhi pas një gabimi të trefishtë në zonë. “Bëmë gabime për një ndeshje që e merituam ta fitonim. Do të flasim të hënën, ka zemërim,” shtoi ai.
Inzaghi përfundoi duke thënë se ekipi duhet të përmirësohet dhe se, pavarësisht rezultateve, faza e sulmit ishte shumë pozitive.
Derby d’Italia/ Inter 4-4 Juventus , tetë gola dhe dy penallti në spektakël