Sergio Ramos, mbrojtësi legjendar spanjoll, vazhdon të mbetet pa ekip në moshën 38-vjeçare, pas përfundimit të kontratës me Sevillën në qershor. Tani ai është në kërkim të një sfide të re dhe ka shprehur interes për kalimin në Amerikë, Brazil ose Turqi.
Raportet nga “El Chiringuito” sugjerojnë se Ramos ka marrë oferta nga katër klube të Serisë A braziliane: Vasco de Gama, Corinthians, Botafogo dhe Flamengo. Pavarësisht interesit të madh, ai ka refuzuar kategorikisht mundësitë për t’u transferuar në Arabinë Saudite dhe Meksikë.
Ramos, një nga mbrojtësit më të njohur në historinë e futbollit, tani përgatitet për një kapitull të ri në karrierën e tij, por deri më tani, gjithçka mbetet në paqartësi.