Një konflikt për motive pronësie ka ndodhur në Lezhë, ku një 47-vjeçar, L. M., u plagos me një kosore nga dy fqinjë, babë e bir, Sokol dhe Nikolin Boga. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:35 në Balldre. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, gjatë përleshjes, edhe Nikolin Boga pësoi lëndime dhe do të shoqërohet për hetime të mëtejshme. Të dy autorët e dyshuar kanë thyer gjithashtu xhamin e automjetit të të plagosurit.
Policia ka nisur kontrollet për kapjen e Sokolit, i cili është shpallur në kërkim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të incidentit.