Një zjarr i rëndë shpërtheu në pallatin 10-katësh në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, duke shkaktuar asfiksimin e tre zjarrfikësve dhe një banori. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Situata në vendngjarje mbetet e rrezikshme, pasi tymi vazhdon të jetë një kërcënim për shëndetin e banorëve. Autoritetet kanë rekomanduar që ata të mos kthehen në banesa deri sa rreziku të kalojë plotësisht. Tani për tani, banorët po qëndrojnë jashtë deri në stabilizimin e situatës.