Ministri i mbrojtjes Pirro Vengu ka qenë në Shkodër dhe është takuar me drejtues vendorë të qarkut në kuadër të turit informues me bashkitë e vendit.
Në takim morën pjesë pesë drejtues të bashkive të qarkut, prefektja Majlinda Angoni.
Vengu vlerësoi mundësitë që po i ofrohen bashkive për të përfituar fonde në mënyrë direket për emerhjencat civile.
Agjensia Kombëtare e e Mbrojtjes Civile u kërkon bashkive në të gjithë vendin që të paraqesin projektet e tyre.
Këto projekte janë: Investimet në infrastrukturë, blerja e automjeteve për përdorim të veçantë, makineri teknologjike dhe mjete rrugore të veçanta, të përcaktuara si të tilla sipas parashikimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, rehabilitimin e digave dhe ndërtimi i urave Bailey.