-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arlind Qori: Të fshehtat e errëta të portit të Durrësit

Kryesoret

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Belind Këlliçi ka reaguar për skandalin e mbetjeve që u rikthyen mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

“Qeveria e Edi Ramës e ka shndërruar Portin e Durrësit nga një pikë kyçe e ekonomisë dhe tregtisë ndërkombëtare në një qendër të punëve të pista, ku krimi i organizuar po lulëzon pa asnjë pengesë. Nën hijen e mbrojtjes qeveritare, ky port është bërë terren për trafikun e mbetjeve të rrezikshme, lëndëve luftarake dhe zhdukjen misterioze të kontejnerëve, duke e përfshirë Shqipërinë në një rrjet të errët të aktivitetit të paligjshëm.

Një nga skandalet më të rënda që ka goditur Portin e Durrësit është trafikimi i qindra ton mbetjesh të rrezikshme nga kompania “Kurum International”. Këto mbetje, që përmbajnë hirin metalurgjik të oxhaqeve industriale, janë eksportuar në fshehtësi drejt Tajlandës dhe Kinës. Ky aktivitet është kryer në shkelje të plotë të Konventës së Bazelit, e cila ndalon transferimin e mbetjeve të rrezikshme në vende që nuk kanë kapacitetin e nevojshëm për t’i trajtuar ato.

Këto mbetje janë tejet të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin publik, dhe është e papranueshme që qeveria jo vetëm e lejon, por edhe mbyll sytë ndaj këtij krimi mjedisor. Më shqetësuese është fakti që kjo sasi mbetjesh të rrezikshme është kthyer tashmë në Portin e Durrësit pas refuzimit nga portet ndërkombëtare dhe ende nuk ka asnjë plan të qartë për trajtimin e tyre. Kjo është një bombë ekologjike në pritje të shpërthimit, ndërsa qeveria vazhdon të shmangë përgjegjësinë dhe transparencën.

Para pak ditësh një tjetër skandal i zbuluar nga BIRN tregoi se si porti i karburanteve, “Multi Buoy Mooring”, në Porto Romano të Durrësit, është bërë gjithashtu një strehë për trafikun e lëndëve luftarake. Anija “Kathrin”, që mbante eksplozivë të destinuar për Izraelin, u refuzua nga disa vende për shkak të dyshimeve se lënda që mbante mund të përdorej për krime lufte në Gaza. Ndërsa vende si Namibia dhe Malta refuzuan hyrjen e saj, Shqipëria e lejoi të ankorohej në Porto Romano në fshehtësi totale.

Ky veprim është një shkelje flagrante e konventave ndërkombëtare që ndalojnë eksportin e armëve drejt zonave të konfliktit. Amnesty International ka paralajmëruar për rreziqet e këtij akti të paligjshëm. Qeveria Rama ka treguar një indiferencë totale ndaj obligimeve ndërkombëtare dhe dinjitetit moral, duke u dhënë përparësi përfitimeve të errëta ekonomike mbi të drejtat e njeriut.

Më herët nga Porti i Durrësit janë zhdukur kontejnerë me banane nga kompania “Bana-King”, një rast që ka nxitur dyshime serioze për përfshirjen e Portit të Durrësit në trafikun e kokainës. Këta kontejnerë, të ardhur nga Ekuadori, janë zhdukur për disa orë nga porti pa kryer asnjë procedurë doganore. Ky incident përfaqëson një skenar të zakonshëm për trafikun e kokainës, ku ngarkesat me banane përdoren për të fshehur lëndët narkotike.

Arrestimi i disa zyrtarëve doganorë dhe punonjësve të portit ka qenë një përpjekje për të maskuar dështimin e autoriteteve, por ka dyshime serioze se këto masa janë fasada që mbulon përfshirjen e vetë qeverisë në këtë trafik. Ky incident është vetëm një shembull i asaj që ka ndodhur vazhdimisht në Portin e Durrësit, i cili është kthyer në një portë të hapur për kartelet e drogës që veprojnë lirshëm me mbështetjen e autoriteteve shtetërore.

Porti i Durrësit, që dikur ishte simbol i tregtisë dhe zhvillimit, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një infrastrukturë të kontrolluar nga krimi i organizuar dhe gjithfarë lloj subjekti që shkel ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo është një situatë katastrofike për shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë e vendit” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit