Aktiviteti i masave ajrore të thata nga perëndimi do të sjellë kushte atmosferike të qëndrueshme për këtë javë. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare.
Era do të fryjë e lehtë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare prej 2-7 m/s. Në lugina, male dhe përgjatë vijës bregdetare, shpejtësia mund të arrijë 7-15 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë. Mjegulla e dendur dhe mjegullina do të jenë të pranishme në orët e para të ditës, kryesisht në zonat luginore.