Sali Berisha ka ftuar shqiptarët të protestojnë në akset kryesore të vendit, si pjesë e një akti të mosbindjes civile të opozitës.
Ai theksoi se ky veprim është për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve, duke e quajtur Edi Ramën si armikun e identitetit shqiptar.
“Këtë akt, këtë vendim, mosbindje civile PD, demokratët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes të interesave të dinjitetit dhe lirisë të çdo qytetari shqiptar, që beson tek vota e lirë, që ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë, që Shqipëria pa opozitë është një katastrofë, që Edi Rama me organizatën e tij kriminale në qeveri, është vërtetuar si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar.
Ato 3 orë kundër regjimit i ftoj shqiptarët të bashkohen në atë protestës, sepse po luftojmë për interesat jetike të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.