Dy persona janë konfliktuar në Maliq, ku një 37-vjeçar, pronar i një stalle, është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Motivi i sherrit ishte lidhja mes pronarit dhe një 25-vjeçareje, nënë e dy fëmijëve, e cila punonte në stallë me burrin e saj.
Burri e akuzoi pronarin për lidhje me gruan e tij, ndërsa hetimet kanë zbuluar se pronari dyshohet të ketë pasur qëllim prostituimin e saj. 25-vjeçarja kishte qenë më parë viktimë e trafikimit për prostitucion në Greqi.
Ngjarja ndodhi në fshatin Petrushë, dhe për shkak të dyshimeve për qëllime të tjera nga ana e 37-vjeçarit, çështja i është kaluar seksionit të trafiqeve në DVP Korçë për hetime të mëtejshme.