Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të ditës në Elbasan, ku një 24-vjeçar humbi jetën nga shpërthimi i lëndës eksplozive që po vendoste në një automjet. Viktima, ende i paidentifikuar, dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit kriminal.
Hetuesit janë duke shqyrtuar gjithashtu konfliktet e mundshme të shënjestrës së atentatit, me Renato Çepës, që ishte objektivi i një sulmi të dështuar.
Trupi i pajetë i të riut ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia vazhdon punën për identifikimin e tij.
Tragjedi në Elbasan/ I shpërthen eksplozivi në dorë, vdes 24-vjeçari