Një incident serioz është regjistruar në Maliq, ku një 25-vjeçare ka filluar një lidhje jashtëmartesore me pronarin e stallës, ndërsa punonte aty së bashku me bashkëshortin.
Sipas hetimeve të policisë, 37-vjeçari dyshohet se kishte synime të dyshimta, pasi kishte qëllim të shfrytëzonte nënën e dy fëmijëve për prostitucion. 25-vjeçarja kishte një histori të dhimbshme, pasi më parë ishte shfrytëzuar për prostitucion në Athinë nga dy kushërinj të pronarit, për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Pas kthimit në Shqipëri, ajo u punësua në stallën e kushëririt të saj, bashkë me bashkëshortin. Hetuesit kanë marrë në pyetje të gjithë palët e përfshira, dhe dyshohet se lidhja jashtëmartesore kishte si qëllim shfrytëzimin e saj.
Rasti është proceduar për veprën penale të “dëmtimeve të tjera me dashje” dhe është kaluar për hetime të mëtejshme në seksionin e trafiqeve në DVP Korçë.
Maliq/ Gruaja e tradhtonte me pronarin e stallës, plas sherri mes dy burrave