Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë një masë disiplinore ndaj prokurorit Agron Bushati, i cili është akuzuar për vonesë të pajustifikuar në nxjerrjen e një akti procedural, duke lënë në paraburgim një të arrestuar për 3.9 vite.
Pas hetimeve të kryera nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, rezultoi se Bushati kishte vonuar për tri vjet e nëntë muaj ekzekutimin e vendimit penal. Inspektori kishte propozuar uljen e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit, por KLP pranoi pjesërisht këtë kërkesë, duke vendosur një “vërejtje publike” për prokurorin.
Ky vendim erdhi pas ankesave nga një qytetar lidhur me zvarritjen e procesit ligjor. KLP theksoi se veprimet e Bushatit përbëjnë shkelje disiplinore që dëmtojnë besimin e publikut tek drejtësia.