Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në gjuhën turke një urim për homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të festimeve për Ditën e Republikës. Në një postim në “X”, Osmani theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit për popullin turk.
“I nderuar President Erdogan, në këtë ditë të rëndësishme kur populli turk feston Ditën e Republikës, ju uroj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj”, ka shkruar Osmani.
Ajo gjithashtu ka falënderuar Turqinë për mbështetje të palëkundur ndaj Kosovës. “Populli i Kosovës shpreh falënderimet e sinqerta për mbështetje të vazhdueshme dhe miqësi gjatë këtyre viteve.
Jemi të vendosur ta forcojmë më tej partneritetin tonë dhe shpresojmë të shfrytëzojmë mundësitë që ofron bashkëpunimi ynë,” përfundoi Osmani.