Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pas një shpërthimi të lëndës eksplozive. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 04:10, i riu po vendoste lëndën eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., kur shpërthimi ndodhi.
Pas shpërthimit, 24-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, duke përfshirë specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për të sqaruar detajet e incidentit tragjik.