Deputeti Argon Gjekmarkaj gjatë diskutimeve në ditën e dytë të takimit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian që ndodhen në Tiranë për takimin e 18-të të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE u shpreh se Ervin Salianji është i burgosur politik.
“Mburrja e Kryeministrit për veprimet ligjore kundër gazetarëve për akuza shpifjeje, si në rastin e deputetit Salianji, nxjerr në pah një prirje shqetësuese drejt masave ndëshkuese ndaj medias.
Ervin Salianji nen kryetar i grupit te PD person qe nuk ka patur kurrë pushtet, që nuk ka ushtruar kurrë asnjë forme korrupsioni, qe ka bere shërbime publike, gjithashtu prej dy muajsh është në burgun politik duke e rendur ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë” u shpreh Gjekmarkaj.