Pas ngjarjes së rëndë në Dobraç, ku dy persona humbën jetën në një atentat, Safet Bajri, i cili u shoqërua nga policia, është liruar. Ai së bashku me rreth 20 persona të tjerë u morën në pyetje dhe më pas u lanë të lirë.
Bajri ka deklaruar se ndodhej në shtëpi me familjen në momentin e atentatit dhe ka theksuar se ka prova për të vërtetuar alibinë e tij, pasi banesa e tij monitorohet nga kamera.
Në atentat humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha u bë gjithashtu viktimë pas një përplasjeje të shkaktuar nga atentati. Viktimat ndodheshin në një automjet që humbi kontrollin pas të shtënave.