Të paktën 95 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet që goditën rajonin lindor të Spanjës, duke përfshirë Valencias, Albacete dhe Cuenca. Reshjet e mëdha, të cilat filluan mbrëmjen e së martës dhe vazhduan deri në mëngjesin e së mërkurës, shkaktuan mbylljen e mbi 60 rrugëve dhe pezullimin e shërbimeve të trenave.
Kryeministri Pedro Sanchez do të vizitojë sot zonat e prekura dhe ka premtuar mbështetje për familjet e viktimave. Rreth 1000 anëtarë të Ushtrisë Spanjolle janë vendosur për ndihmë në operacionet e shpëtimit, por përpjekjet janë penguar nga ndërprerjet e energjisë dhe rrjeteve telefonike.
Meteorologët e kanë përshkruar situatën si rezultat të një fenomeni të njohur si “depresioni i izoluar në lartësi të madhe” (DANA).