-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji kërkon arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Apelit pas dënimit me një vit burg

Kryesoret

Ish-deputeti Ervin Salianji, i dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, ka kërkuar nga Gjykata e Apelit arsyetimin e vendimit të saj. Përmes avokatit të tij, Salianji thekson se nuk është njohur ende me arsyetimin e vendimit që konfirmoi dënimin e tij, duke e vënë në një pozite të pabarabartë me Prokurorinë.

Në kërkesën e tij, Salianji e thekson se vendimi i shpallur më 26 Shtator 2024 nuk u arsyetua brenda afatit 30-ditor, siç parashikohet nga Kodi i Procedurës Penale. Ai kërkon që vendimi i arsyetuar të vihet në dispozicion në mënyrë që të ndjekë mjetet e tjera ligjore për të apeluar dënimin.

Salianji, i cili ka nisur vuajtjen e dënimit më 27 Shtator, e konsideron këtë situatë si një shkelje të të drejtave të tij procedurale. Ai kërkon transparencë dhe respektim të rregullave ligjore nga ana e institucioneve përkatëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit