Deputeti Agron Shehaj u shpreh me shqetësim në Kuvend lidhur me situatën e mbetjeve, duke kërkuar që qeveria të lejojë Prokurorinë të kryejë detyrat e saj. “Ju e lejuat dërgimin e mbetjeve, tani duhet të lejoni Prokurorinë. Mos pengoni hetimin dhe lërini brockullat mënjanë,” tha ai.
Shehaj theksoi se është një vendim i qartë nga porti dhe se situata kërkon veprim të shpejtë. “Ka pesë ditë që ka ardhur vendimi. Zbatoni urdhrin e Prokurorisë, i harruat Incineratorët kur erdhën vendimet i firmosnit të gjitha brenda ditës, ndërsa për këtë ju duhet kohë.” përfundoi ai, duke theksuar urgjencën e çështjes.