-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-BE: Parlamenti duhet që të bëjë transparencë të lartë

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me organizatat e shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit. Spiropali tha se duhet një kontroll parlamentar i fortë për ta sjellë më pranë qytetarëve.

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato i bëri thirrje Parlamentit që të sigurojë një nivel më të lartë transparence. “Parlamenti duhet që të sigurojnë një nivel më të lartë transparence. Është e rëndësishme që mekanizmat që ngrihen të jenë asnjëanëse politikisht dhe kjo është një nga kushtet e rëndësishme për anëtarësimin në BE.

OSHC-të dhe qytetarët duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe duhet t’ju jepet hapësira e nevojshme për të kontribuar në mënyrë kuptimplotë në diskutime që zëri i qytetarëve të merret parasysh. Duhet që të kenë mundësi që të ushtrojnë funksionin e tyre të monitorimit të kontrollit të veprimeve të qeverisë” tha ai.

E ngarkuara me punë nga ambasada e SHBA, Nancy Vanhorn u shpreh se “jam shumë e kënaqur që jam këtu me ju për të diskutuar rëndësinë që luan shoqëria civile në një shtet që funksionon mirë. Të rinjtë marrin pjesë në programet e ambasadës tonë dhe flasin me pasion për të ndërtuar një demokraci që ofron rezultat për çdo qytetar. Jemi krenarë që SHBA kanë mbështetur shoqërinë civile për afro 30 vjet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit