Forcat speciale të marinës izraelite kanë arrestuar një zyrtar të lartë të Hezbollahut, Imad Amhaz, në një operacion të zhvilluar në veri të Libanit.
Gazetari Barak Rayvid konfirmoi arrestimin në një postim në X, duke cituar një zyrtar izraelit.
Sipas raportimeve, forcat izraelite bastisën një shtëpi në bregun Batrun, në jug të Tripolit, dhe morën Amhaz me vete, duke u larguar më pas me skafe.
Ndërkohë, një tjetër marinar ishte arrestuar në Liban, me disa burime që sugjerojnë se ai ishte i lidhur me marinën libaneze.