-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asllani përballë sfidave, dëmtimi vë në rrezik grumbullimin me Kombëtaren

Kryesoret

Kristjan Asllani është në një garë të vështirë për t’u rikuperuar para ndeshjeve të nëntorit me Kombëtaren shqiptare, duke sjellë shqetësim për trajnerin Silvinjo, pasi mesfushori është një nga lojtarët kyç të ekipit.

Pas një dëmtimi në grumbullimin e kaluar, Asllani arriti të luante në dy ndeshje, duke shënuar golin e fitores ndaj Gjeorgjisë. Megjithatë, pas kthimit te Interi, ai pësoi një tjetër dëmtim në stërvitje dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve për disa javë. Edhe pse ishte në pankinë gjatë ndeshjes së fundit, trajneri Inzaghi nuk e aktivizoi.

Me rikthimin e Çalhanollu nga dëmtimi, klubi ka vendosur të mos e rrezikojë Asllanin, duke e lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen ndaj Venecias. Mediat italiane raportojnë se Interi po përpiqet të rikuperojë mesfushorin me kujdes për të shmangur ndonjë përkeqësim, pasi ai ka stërvitur me gjurin e fashuar.

Nëse Asllani nuk rikuperohet shpejt ose nuk stërvitet rregullisht me ekipin, kjo do të dëmtojë planet e Silvinjos, i cili do të përballet me mungesën e tij në formën optimale për ndeshjet e ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit