Bayern Munich vazhdon të impresionojë në kampionat, duke e mposhtur Union Berlin me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi. Kjo është fitorja e tretë radhazi për bavarezët.
Ndeshja filloi me ritëm të lartë, dhe pas vetëm 13 minutash, Olise u pengua në zonë, duke fituar një penallti. Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke hapur kështu shifrat.
Goli i dytë erdhi në minutën e 42-të, kur Kane shërbeu perfekt për Kingsley Coman, i cili shënoi lehtësisht nga afërsia. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 51-të, Kane vulosi fitoren me golin e tij të dytë, duke e bërë rezultatin 3-0.
Pas kësaj fitoreje, Bayern kryeson kampionatin me 23 pikë dhe do të përballet me St Paulin në ndeshjen e radhës. Ndërkohë, Union Berlin, që ndodhet në vendin e gjashtë, do të sfidojë Freiburg. Në ndeshjet e tjera, Frankfurt arriti një fitore të thellë 7-2 ndaj Bochum.