-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Masakra e 30 tetorit, krim i organizuar nga shteti

Kryesoret

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për masakrën e 30 tetorit në Shkodër, duke e cilësuar atë si një histori të organizuar nga banda dhe policia e shtetit. Në një tubim përkrahës, Berisha përshëndeti qytetarët që u ngritën mbi terrorin e bandave dhe tha se masakra ishte paralajmëruar, duke cituar një nga viktimat, Arlind Bushati.

Ai kritikoi policinë për mosveprimin ndaj paralajmërimeve të dhëna nga Bushati, duke e cilësuar atë si një forcë të lidhur me bandat. Berisha e përfundoi fjalimin duke theksuar se kjo ngjarje është një tregues i dështimit të shtetit në mbrojtjen e qytetarëve.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju misionare dhe misionarët e kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së dinjitetit, të lirisë dhe interesit kombëtar.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë që përcjellin çdo natë te shqiptarët të vërtetat që mbulon me vellon e saj të zezë censura e narkoshtetit të Edi Ramës.

Por unë kam sonte përshëndetjen më të përzemërt për qytetarët e Shkodrës, për ata mijëra e mijëra të rinj, të reja, burra dhe gra që sot me marshin e tyre u ngritën mbi terrorin.
U ngritën mbi dhunën shtetërore.

Mbi masakrat e organizuara nga shteti me bandat e tij dhe qëndruan në emër të jetës, të paqes së qytetit, të sigurisë dhe të ardhmes së tij.

Të dashur miq, masakra e Shkodrës e datës 30 tetor, para se të jetë një histori krimi, para se të jetë një histori mafioze, është një histori krimi dhe mafie shtetërore, e para;ajmëruar por e licencuar nga shteti mafioz.

Kjo masakër ndodhi edhe pasi një nga viktimat e saj, i ndjeri Arlind Bushati, 32 vjeç, e kishte paralajmëruar se do të ndodhte.

19 ditë para atentatit, disa kriminelë me pistoleta u përpoqen të shtinë dhe t’i marrin jetën Arlindit tek pinte kafe me shokët e tij. Pistoletat për fat nuk shkrehën. Ky ishte paralajmërimi i masakrës makabre që tronditi Shkodrën dhe Shqipërinë.

Pas atentatit të dështuar, Arlindi denoncoi në narkopolici. Atje kishte dëshmitarë. Mediat e transmetuan ngjarjen.

Por çfarë bëri narkopolicia?

Asnjë masë! Asnjë mbrojtje për Arlindin. Asnjë ndalim për të dyshuarin! Asnjë marrje në pyetje. Sepse ajo ishte një me bandën e partisë.

Sepse ajo nuk është policia e qytetarëve të Shkodrës, por është policia e banditëve të Edi Ramës.

Prandaj masakra e 30 tetorit me tre të vdekur ishte edhe një histori e licencuar, e organizuar, e mbështetur nga banda e partisë dhe policia e saj.

Është historia e një policie po aq fajtore në krim sa ata që shkrehën plumbat mbi Arlind Bushatin, Hamza Licin, Flutura Bashën dhe bashkëshortin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit