-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Porti i ri në Porto Romano 147 milionë euro, vetëm 54 milionë për pensionistët

Kryesoret

Dorjan Teliti, koordinatori për Programin Ekonomik në PD, denoncon shpërdorimin e financave publike, duke theksuar se në projekbuxhetin 2025, porti i ri në Porto Romano do të marrë 147 milionë euro, një shumë pothuajse tre herë më e madhe se sa 54 milionët që qeveria parashikon për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve për vitin e ardhshëm.

Teliti shprehet se kjo situatë reflekton një prioritet të gabuar nga ana e qeverisë, duke e ilustruar me faktin se në 30 vite janë investuar mbi 1 miliard euro në portin e Durrësit.

Postimi i Telitit:

P-BUXHETI 2025: PORTI I RI NË PORTO ROMANO 147 MILIONË EURO, NDËRKOHË VETËM 54 MILIONË EURO NË TOTAL PËR INDEKSIMIN DHE BONUSIN 2025 TË PENSIONISTËVE!

Pasi i falën mbi 1 miliardë euro investime të kryera në 30 vite në portin e Durrësit,
Pasi i falën qindra mijëra metra katror tokë publike,

Pasi përjashtuan “investorin strategjik” për 10 vjet nga detyrimet fiskale,
Pasi i falën taksën e ndikimit në infrastrukturë,

Pasi nuk pyetën askënd për portin e ri në Porto Romano dhe kostot e saj marramendëse të ndërtimit,

Pasi alokuan nga buxheti shtetit gjatë 2024 plot 98 milionë euro, vjen përsëri fatura e rradhës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Qeveria parashikon të japë plot 147 milionë euro të taksave tona gjatë 2025 për këtë projekt.

Kur mendon që portin e kishim në Durrës, kur mendon që për indeksimin dhe bonusin që do jepen gjatë vitit të ardhshëm për 790mijë pensionistët qeveria parashikon vetëm 54 milionë euro (apo 2.7 herë më pak)…kupton edhe më qartë pse propaganda qeveritare është futur në lëvizje këto ditët e fundit.
Nuk mbulohet mali me gisht jo!!!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit