Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Selanik, ka bërë të ditur se ka marrë disa kërcënime nga grupe që ai i përshkroi si “fantazma të gjalla të së shkuarës”. Ai tha se këto kërcënime i shkaktojnë vetëm keqardhje dhe janë shoqëruar me protestat e organizuara ndaj tij, të cilat i quajti “fletushka qesharake”.
Rama shprehu se këto veprime reflektojnë ndjenja negative dhe të papërshtatshme, duke theksuar “Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka qesharake, ata kanë bërë këto ditë në adresën time kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje, njësoj sic me shkakton keqardhje edhe cdo spazmë e kujtdo qoftë në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë”.