Tifozët e Spartës së Pragës kanë shkaktuar një skandal të madh me veprimet e tyre në mbështetje të futbollistit serb, Veljko Birmancevic. Gjatë një ndeshjeje, ata shpalosën një baner që përmbante hartën e Kosovës përkrah flamurit serb, duke shprehur qëndrim të qartë politik.
Baneri kishte mbishkrimin “S’ka dorëzim” dhe u shfaq në mesin e tifozëve ultras, duke ngritur reagime të forta. Ky veprim vjen në një kohë delikate, pasi në ekipin e Spartës luajnë katër futbollistë shqiptarë: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi nga Kosova, si dhe Qazim Laci dhe Indrit Tuci nga Shqipëria.
Ky incident ka sjellë kritika të ashpra për tifozët dhe klubin, duke theksuar tensionet që ekzistojnë në rajon dhe ndikimin e politikës në sport.