Futbollisti i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami po le shenja të mira në kampionatin skocez, goli i tij kundër Madhëruell i solli fitoren Rejnxhërs duke siguruar dhe biletën për në finalen e kupës së ligës kundër Sëlltikut.
Futbollisti shqiptar u shpreh shumë entuziast pas ndeshjes. “Ne treguam cilësitë tona sot dhe për 90 minuta besuam. Shënuam dy gola të këndshëm dhe në fund jem në finale. Është gjithmonë e vështirë kur pëson gol ndaj skuadrash të tilla, por ne treguam durim në pjesën e dytë.
Mund të shënonim edhe më shumë gola në pjesën e dytë dhe kjo është mënyra se si duhet të luajmë. Kemi ende kohë nga tani e deri te finalja ndaj Sëlltikut, por mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe ndaj jam i entuziazmuar” tha ai.