Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet” me Babaramo analizoi ndikimin financiar të rritjes së pensioneve në buxhetin e qeverisë, duke theksuar se kjo është një detyrë e komplikuar.
Ai shprehu se: Të përcaktosh minimumin jetik, që asnjë qeveri nuk ka guxuar ta bëjë. Edhe në 1996 ka qenë arkivuar Aa, dmth nuk ke pse e shikon. Në atë kohë pensioni ishte 100 dollarë. Minimumi jetik sot diku tek 200 dollarë. Nëse bën krahasimin me këmbimin e 2013 shkon diçka më shumë. Ne kemi 12 vjet rritje shumë të fortë të numrit të pensionistëve. Sikur 20 mijë lek të vjetër tua rritësh 700 mijë pensionistëve tanë llogaritja shkon 14 milion euro shtesa.
Dhe përballohet për 15 vite resht. 14 milion herë 12 muaj për të gjithë pensionistë, i bie 150 milion. Nuk është e thjeshtë rritja e pensionit. Paga në të zezë dhe paga e nëndeklaruar janë vjedhje ndaj jush. Stopimi i kësaj vjedhje e di sa fitohen 60-70 milion. Duhet rikuperuar.