Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar 30 ditë paraburgim për dy zviceranët, Bernard C. dhe Gianfranco V., të akuzuar për nxitje urrejtjeje racore dhe fetare.
Vendimi erdhi pas incidentit ku Bernard C. ka fotografuar Gianfranco V. duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare përpara Kuvendit të Serbisë.
Sipas informacionit nga Prokuroria e Lartë Publike, pas incidentit, Gianfranco u largua, por u arrestua më vonë në qendër të Beogradit. Bernard C. ka pranuar pjesërisht akuzat, ndërsa Gianfranco ka zgjedhur të mos bëjë asnjë deklaratë gjatë seancës.
Prokuroria argumentoi se ka rrezik të arratisjes për të dyshuarit, çka çoi në vendimin për paraburgim.