Sot u zhvillua seanca e radhës e komisionit për Sterilizimin. Deputeti socialist jo vetëm që nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqjen nga mandati, por sot në mungesë të deputetëve të PD-së dhe Albana Vokshit që është kryetare e komisionit për hetimin e koncesioneve në shëndetësi mori drejtimin e mbledhjes. “Sot kemi hetim parlamentar” tha ai kur u pyet nëse do të japë dorëheqjen.
SPAK njoftoi pak ditë më parë se mbylli hetimet dhe mori të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca për shkelje të barazisë në tenderë për rikonstruksionin e dy komisariateve, në lidhje me kohën ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
LIVE-PD refuzon ‘Sterilizimin’ por Petrit Vasili thyen bojkotin