Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e Urës së Madhe të Kukësit, e cila është vënë në funksionim, me një postim në rrjetet sociale.
Ai shprehu një mesazh me ironi, duke u bërë thirrje qytetarëve që, nëse kalojnë mbi urë, të shprehin pakënaqësitë e tyre, duke thënë: “Kur të kaloni mbi urë shani sa më shumë, se plas syri i keq.”
Rama iu drejtohet atyre që kishin shprehur skepticizëm për qëndrueshmërinë e urës, duke theksuar se çdo kritikë nuk duhet të ndikojë në gëzimin e përfundimit të këtij projekti.