Astronautët amerikanë mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale edhe kur janë në hapësirë, falë një procesi të sigurt që ka nisur që nga viti 1997. Ky mundësi u mundësua pas miratimit të një ligji në Teksas, i cili lejon astronautët të votojnë nga misionet hapësinore. Ligji u miratua për të mundësuar votimin e astronautëve që ishin larg vendit të tyre gjatë periudhës zgjedhore.
Procesi i votimit është i ngjashëm me votimin në mungesë. Astronautët plotësojnë fletëvotimet në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe ato dërgohen në Tokë përmes rrjetit të komunikimit të NASA-s.
Votat janë të koduara dhe mund të aksesohen vetëm nga astronautët dhe nëpunësit përkatës për të siguruar integritetin e procesit. Pas përpunimit dhe verifikimit, votat e astronautëve i dorëzohen autoriteteve zgjedhore përkatëse për t’u regjistruar.