Zv/Presidentja Kamala Harris, e cila gjithashtu kandidon për presidente, ka bërë një ndalesë të papritur në selinë e Partisë Demokratike në Uashington, duke folur me mbështetësit dhe stafin e saj në prag të përfundimit të orarit të votimeve në SHBA.
Në këtë takim, Harris ka inkurajuar qytetarët që nuk kanë votuar ende të dalin në kutitë e votimit dhe ka falenderuar vullnetarët që po punonin për të nxitur njerëzit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Pas takimeve me stafin, ajo iu bashkua gjithashtu grupit të vullnetarëve të angazhuar pranë selisë.
Kjo vizitë e papritur vjen në një moment kritik të zgjedhjeve presidenciale, ku qytetarët amerikanë janë duke vendosur mes kandidaturës së Kamala Harris dhe Donald Trump për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.