Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë vendimin të shkarkojë ministrin e mbrojtjes, Yoav Gallant, pas një periudhe tensionesh mes tyre. Ky zhvillim vjen 14 muaj pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, e shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Netanyahu theksoi se një “krizë besimi” ka lindur mes tij dhe Gallant, duke u përqëndruar në dallimet e mëdha që kishin lidhur menaxhimin e luftës së Gazës dhe strategjitë e përdorura gjatë konfliktit.
Kjo është hera e dytë që Netanyahu përpiqet të largojë Gallant nga posti i ministrit të mbrojtjes, pasi një tentativë e ngjashme në mars të vitit të kaluar shkaktoi protesta masive kundër tij.