Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme një vendim që i akordon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) një shtesë fondi prej 20 milionë lekësh.
Ky fond do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve përgatitore lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Vendimi parashikon që kjo shumë të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit të vitit 2024.
Sipas vendimit, KQZ-së i shtohet një fond prej 20,900,000 lekësh në programin “Planifikim, menaxhim, administrim” për mbulimin e shpenzimeve përgatitore të zgjedhjeve për Kuvendin e 2025-ës.