Një tjetër anije italiane, Libra, është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë 8 refugjatë të kapur dy ditë më parë në jug të Lampedusës. Anija pritet të mbërrijë në Shëngjin mëngjesin e nesërm, ku emigrantët do të dërgohen në kampet e refugjatëve në Gjadër.
Ky është udhëtimi i dytë i Libras për të transportuar emigrantë në Shqipëri, pas një misioni të ngjashëm disa javë më parë, ku u sollën 16 emigrantë. Megjithatë, ata nuk qëndruan për shumë kohë dhe u rikthyen në Itali, pas një vendimi nga Gjykata e Romës që u bazua në një urdhër të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, sipas të cilit emigrantët nga vende të tilla si Egjipti dhe Bangladeshi nuk mund të qëndrojnë në Shqipëri, por duhet të mbeten në Itali.