Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela, priti sot në një takim Prokuroren e Përgjithshme të Mbretërisë së Holandës, Sue Preenen. Gjatë takimit, u diskutua mbi nivelin aktual të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe u theksua nevoja për forcimin e tij përmes shkëmbimit të informacionit në kohë reale, hetimeve paralele dhe krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore.
Një nga prioritetet kryesore të diskutimit ishte goditja e aseteve kriminale të personave të përfshirë në aktivitete kriminale që prekin të dy shtetet, duke përfshirë pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme. Ky angazhim ka për qëllim të rrisë efikasitetin e luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.