Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mirditë, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti gjatë prerjes së druve.
Shtetasi M.GJ., banues në fshatin Domgjon, ishte duke prerë dru në fshatin Gjakëz kur një dru i ra aksidentalisht në kokë.
Ai u transportua me urgjencë për në spital, por humbi jetën gjatë rrugës. Grupi hetimor po zhvillon hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.