-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Rritja ekonomike varet vetëm nga ndërtimi, pa plane për pensionet

Kryesoret

Deputetja Jorida Tabaku kritikoi projektbuxhetin e vitit 2025, duke theksuar se rritja ekonomike mbështetet vetëm në sektorin e ndërtimit, pa ndikim në sektorët e tjerë.

Ajo ngriti shqetësime për përdorimin e taksës “Windfall” për rritjen e pensioneve dhe kërkoi sqarime për 40 milionë euro të parashikuara nga lojërat e fatit. Tabaku theksoi mungesën e një strategjie fiskale për lehtësimin e barrës mbi bizneset dhe e konsideroi të pabazuar premtimin e qeverisë për rritjen e pensioneve përmes rritjes së TVSH-së dhe sigurimeve shoqërore.

Ajo gjithashtu kritikoi mungesën e një agjende të qartë reformash ekonomike për integrimin e Shqipërisë në BE.

Fjala e Deputetes Jorida Tabaku

E shoh me shqetësim modelin e rritjes ekonomike dhe të ardhurave që keni parashikuar në këtë projektbuxhet. Nuk shoh asnjë stimulim ekonomik mbi ekonominë dhe më mbetet e paqartë se si planifikoni t’i arrini këto të ardhura. Rritja ekonomike e vendit është mbështetur vetëm në sektorin e ndërtimit, i cili nuk ka sjellë ndikim zinxhir tek sektorët e tjerë.

Qeveria ka premtuar që taksa e Windfall do të shkojë për rritjen e pensioneve, duke u bazuar në të ardhurat ekstra nga kriza e çmimeve të energjisë. Ku jemi me mbledhjen e kësaj takse dhe për çfarë është përdorur ajo?

Një tjetër shqetësim është parashikimi prej 40 milionë euro nga të ardhurat e lojërave të fatit. Cilat janë bazat për këtë rritje të pretenduar?

Ju përsëritni integrimin europian, por na mungon një agjendë e qartë e reformave ekonomike. Qeveria flet për këtë agjendë, por nuk e ka publikuar ende. A ekziston vërtet ky plan dhe përse mbahet i fshehur, kur disa pjesë janë në konsultim publik?

Fatkeqësisht, nuk ka asnjë politikë fiskale për të lehtësuar bizneset nga barra rregullatore. Si do t’i japim liri sektorit privat kur mungon çdo iniciativë për de-rregullim? Në fakt, janë bërë 217 ndryshime në ligjin për procedurat fiskale për vetëm 117 nene.

Gjithashtu, keni parashikuar rritjen e TVSH-së si pasojë e inflacionit dhe rritjen e sigurimeve shoqërore nga rritja e pagës minimale, që do të sjellë 60 milionë euro. Ndërkohë, lufta ndaj informalitetit do të sjellë vetëm 15 milionë euro më shumë. Pra, si do t’i rrisni pensionet që pretendoni?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit