Ekipi i Tiranës ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri pas shkarkimit të Shkëmbit. Klubi “Bardheblu” rikthen pas shumë vitesh Gugash Maganin.
Kryeqytetasit shprehen në faqen zyrtare “Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardheblu”.
Trajneri i ri i Tiranës ka marrë sot drejtimin e seancës së stërvitore dhe sfida e parë për Maganin do të jetë ajo kundër Bylisit në shtëpi.