Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Pas fitores vërshuan urimet nga gjithë bota. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, tha se respekton zgjedhjet e popullit amerikan dhe se politika e Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara është e qëndrueshme.
“Zgjedhjet presidenciale janë çështje të brendshme të SHBA-së dhe ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan. Politika jonë ndaj Shteteve të Bashkuara është e qëndrueshme dhe ne do të vazhdojmë t’i shikojmë dhe menaxhojmë marrëdhëniet në përputhje me parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe dhe bashkëpunimit të favorshëm”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, duke shpresuar për një “bashkëjetesë paqësore” me Uashingtonin.