-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzohet e mitura në Maliq, zbulohen detaje të reja

Kryesoret

Një e mitur është abuzuar në Maliq dhe denoncimi është bërë në prani të prindërve dhe psikologut. Autori që ka abuzuar vajzën e mitur ndodhet në arrati, por nëna dhe bashkëshortja  e tij e mohojnë që ai është përfshirë në këtë rast.

Bashkëshortja e autorit u shpreh se “Unë nuk kam mundur të komunikoj me Edisonin. Në dijeninë time, nuk ka ndodhur asnjëherë konflikt me familjen e vajzës, madje vajza dhe motra e saj vinin shpesh dhe këtu tek puna e Edisonit, më thërrisnin “teta”. Bashkëshorti im është njeri i rregullt, familjar, kemi 13 vite bashkë dhe tre fëmijë.”

Ndërsa nëna e Edisonit tha se “Babai i vajzës ishte shok i ngushtë me djalin tjetër që kam në Greqi. Kjo që na është bërë ne, është për shkak të konkurrencës sepse djemtë e mi janë shumë punëtorë.”

Ndërsa jashtë kamerave kanë reaguar babai i vajzës si dhe xhaxhallarët e saj.

“Rastin e morëm vesh nëpërmjet televizioneve. Nuk dinim asnjë gjë, sepse edhe vëllai nuk na ka thënë. Vumë re që dje nuk ishte fare në stallë familja e vëllait, as në shtëpi, dhe na ra në sy që mund të kishte diçka. Nuk kemi folur me vëllain, sot kishte ardhur në mëngjes tek stalla dhe iku pa na folur. Edisoni duhet të dënohet për këtë që ka bërë, nuk e besojmë dot dhe nuk na e merrte mendja të arrinte deri këtu.”, kanë thënë ata.

Ndërkohë prokuroria ka sekuestruar serverin e kamerave të vendosura në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm të magazinës të cilat do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit