Në një deklaratë të rëndësishme më 7 nëntor 2024, Presidenti Joe Biden pranoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe shprehu se demokratët do të pranojnë zgjedhjen e popullit amerikan për Donald Trump. Ai e theksoi këtë moment duke siguruar se më 20 janar, dita kur Trump do të marrë detyrën, do të ndodhë një “transferim paqësor i pushtetit” në SHBA.
Biden u shpreh “Fushatat janë gara të vizioneve konkurruese. Vendi zgjedh njërën ose tjetrën. Ne pranojmë zgjedhjen që bëri vendi. Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur bie dakord me të.”
Ai u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të ulën temperaturën e tensioneve politike dhe të shohin njëri-tjetrin si bashkëqytetarë, duke thënë “Diçka që shpresoj se mund të bëjmë pa marrë parasysh kë ke votuar, është ta shohim njëri-tjetrin jo si kundërshtarë, por si amerikanë të tjerë. Ulni temperaturën.”