Hezbollahu ka lëshuar raketa drejt bazës detare strategjike Stella Maris, që ndodhet në veriperëndim të Haifës.
Grupi armatosur libanez e ka konfirmuar sulmin, duke thënë se shënjestrimi kishte si objektiv monitorimin dhe mbikëqyrjen. Më herët, Hezbollahu deklaroi se kishte sulmuar edhe kompleksin rezidencial Al-Karyot në Haifën veriore.
Përleshjet mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë shpërthyer që nga tetori i vitit të kaluar, paralelisht me luftën e zhvilluar në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit.