-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Depozitohet projektligji për zgjidhjen e vakancave në Drejtorinë e Burgjeve

Kryesoret

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, ka depozituar në Kuvend një projektligj që synon zgjidhjen e vakancave në Drejtorinë e Burgjeve, duke ndryshuar mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve të punës për punonjësit e këtij institucioni.

Sipas projektligjit, marrëdhënia e punës e zëvendësdrejtorëve dhe punonjësve do të rregullohet sipas Kodit të Punës dhe rregullores së brendshme të Drejtorisë së Burgjeve, në vend që të mbetet në kuadër të ligjit për “Nëpunësin Civil”, siç parashikohet aktualisht. Ky ndryshim ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit të rekrutimit dhe plotësimin e vakancave që kanë lindur gjatë viteve të fundit.

Projektligji gjithashtu parashikon që niveli i pagave për punonjësit e Drejtorisë së Burgjeve dhe institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, sipas ligjit për administratën publike.

Ky rregullim ka për qëllim krijimin e një shërbimi të qëndrueshëm, duke rritur motivimin e personelit dhe efikasitetin e shërbimeve, veçanërisht në përmirësimin e kushteve për personat e dënuar dhe të paraburgosurit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit